Ka plot arsye dhe rrugë për kë do të mbështesë punën dhe qëllimet e FSF Europës. Më e drejtpërdrejta është të na ndihmoni si vullnetar duke shkruar free software ose dokumentacion të lirë. Na duhen po ashtu persona për të na ndihmuar me detyra të tjera si puna me stenda ekspozitash e të tilla. Nëse jeni të interesuar, mund t'i hidhni një sy "Ç'nevojitet të bëhet?" page.
Një tjetër rrugë kyçe për mbështetjen e FSF Europës është duke dhuruar para që do të na lejojë të mbulojmë shpenzimet tona dhe paguajmë njerëzit që punojnë për dhe në Free Software.
FSF Europa është në oragnizëm me shtrirje europiane që kërkon pranim zyrtar si bamirësi nga pushtetet vendore kurdo që të jetë e mundur. Në varësi të ligjeve vendore, kjo mund t'ju lejojë të zbrisni dhurimin e bërë për ne nga taksat tuaja. Për hollësi ju lutem referojuni listës së mëposhtme.
Free Software Foundation Europe dëshiron të falënderojë its
mbështetësit dhe kontribuesit e vet në një mënyrë të dukshme. Ndaj do të donim
t'ju kërkojmë rë dërgoni një mesazh te <office@fsfeurope.org>
dhe të na bëni të ditur ku të dërgojmë faturën dhe një letër falënderimi.
Po ashtu do të donim t'ju listonim te faqja jonë "Thank GNUs". Edhe në rast se parapëlqeni të mbeteni
i paemërt, ju lutem na bëni të ditur se si mund t'u gjejmë, që kështu të mund
t'ju falënderojmë veçmas.
Nëse ju intereson të bëni të ditur kontributin tuaj botërisht, FSF Europa ofron po ashtu për dhuruesit e vet disa stema sponsorash.
Nëse dhuroni:
Dhuruesa të përmuajshëm që fillojnë nga fundi i vitit do të kenë një "(mm/vv-)" shtuar te vendi ku listohen, dhuruesa të përmuajshëm që ndalojnë nga fillimi i vitit do të kenë një "(-mm/vv)." Dhuruesit që fillojnë vonë, apo ndalojnë herët tregohen me "(mm/vv-mm/vv)."
FSF Europa ende po rritet dhe mund të mos ketë për gjithkund llogari bankash vendore që janë në gjendje të pranojnë dhurime të përjashtuar nga taksimi edhe pse ligji vendor i lejon ato. Në këtë rast mund të bëni derdhje te llogaria e bankës qendrore (shihni më poshtë) ose lidhuni me zyrën tonë për të dhëna se si të dhurohet në rrugën më të frytdhënëse.
Ju lutem të kini parasysh që përjashtimi nga taksimi është i mundur vetëm kur theksohet shprehimisht më poshtë.
Nëse jetoni jashtë Europës, mund të merrni gjithashtu në shqyrtim dhurimin për organizma vëllezër tanët, Free Software Foundations në Shtetet e Bashkuar ose te India.
Mund të dhuroni nga një kartë krediti përmes PayPal-it, të dhëna rreth rrugësh se si të dhuroni në vendet vijues mund të gjeni te faqet vijuese:
Dhurimet nga vende të tjerë mund të shpërngulen nga karta krediti përmes PayPal-it ose drejtpërsëdrejti te llogaria bankare vijuese:
Free Software Foundation Europe e.V.
IBAN (international): DE 69 36020030 000 3004732
National-Bank Essen, Germany
SWIFT/BIC-No: NBAG DE 3E
Nëse parapëlqeni më mirë të postoni një çek, mund ta dërgoi te
Free Software Foundation Europe e.V.
Talstraße 110
40217 Düsseldorf
Germany
FSF Europa falënderon tërë dhuruesit. Kontributi juaj na bën të mundur të vazdojmë punën tonë.